NIKA Margo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Lugar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 125, datë 25 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë», dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 30, datë 15 shkurt 1951, të Gjykatës së Lartë, vendimi i mësipërm u prish dhe aktet u kthyen për rigjykim. Me vendim nr. 73, datë 29 maj 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisje» dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 30, datë 25 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 12-13.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]