NIKO Petro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1937, në Lukovë të Sarandës. U arrestua më 11 korrik 1953 dhe, me vendim nr. 63, datë 12 qershor 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «moskallëzim të krimit të tradhëtisë ndaj atdheut», dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 451-452.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]