NIKOLLI Mark Frrok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Burrel, në vitin 1938. Me vendim nr. 79, datë 22 qershor 1957, Gjykata e Rrethit Burrel e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» (tentativë arratisjeje) dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal ¼ e dënimit. Vdiq më 22 shkurt 1961. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 151-152.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]