NIKZIQI Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krajë. Me vendim nr. 405, datë 19 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka strehuar dhe lehtësuar arratisjen e kriminelëve të luftës», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]