NIMANI Prend
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 janar 1920, në Jubë të Shkodrës. U internua e dëbua për motive politike. Me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Puka në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1957 deri më 30 shtator 1991. Nga këto, 5 vjet qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 55-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]