NINI Sokrat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Nivicë të Sarandës. Me vendim nr. 115, datë 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka qenë korrier i vendosur i një grupi ku ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave politike për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 59-60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]