Çfarë është testi IQ? Testi IQ, (nga anglishtja Intelligence Quotient) IQ, me një fjalë të vetme është niveli i inteligjencës. Treguesi i Inteligjencës, pra IQ, është treguesi që mat përafërsisht inteligjencën e një personi në lidhje me pjesën tjetër të njerëzimit. IQ-ja e çdo personi matet me metoda të ndryshme, metoda që përfshin zakonisht test me pyetje ose përpunimi i objekteve të ndryshme. Me gjithë ndryshimet e tyre në modele, këto teste masin një formë të inteligjencës, kryesisht logjikën dhe të menduarin induktiv dhe jo fantazinë, vendosmërinë, inteligjencën instiktive dhe të tjera që mund të plotësonin imazhin e inteligjencës së dikujt.
Çfarë është testi IQ?
Historia e IQ:
Më 1905, psikologu francez Alfred Binet prezantoi testin e parë modern të inteligjencës, IQ test i Binet-Simon. Synimi fillestar ishte që dallonte vështirësitë tek nxënësit në mësimet shkollore. Me bashkëpunëtorin e tij Theodore Simon, Binet lëshoi variante të ndryshme të testit nga 1908 deri më 1911. Më 1912 ky test IQ u përdor për herë të parë nga psikologu gjerman William Stren.
Një përkufizim i saj u lëshua më 1916 nga Lewis M. Terman, në Universitetin Stanford, i cili mbështeti pikëpamjen e Stern-it se inteligjenca mund të atribuohet me vlera numerike.
Më 1939 David Wechsler publikoi testin e parë IQ rë projektuar veçanërisht për personat e rritur, i bazuar në shkallën e inteligjencës për të rritur të Wechsler (WAIS), e cila u zgjerua edhe për fëmijët (WISC), i cili përdoret akoma. Shkallët Wechsler përfshijnë kategori të ndryshme si aftësitë verbale dhe praktike, kështu që të mos bazohet vetëm në aftësitë praktike si testi origjinal i Binet, dhe ishin rezultatet e para bazuar në një shpërndarje normale. Nga versioni i WAIS dhe më vonë, pothuajse të gjitha nivelet e IQ-së bazohen në shpërndarjen e Gauss. Testet moderne IQ japin rezultate për fusha të ndryshme si, aftësitë matematikore, aftësitë optike, aftësitë gjuhësore etj., me rezultate përfundimtare të bazuara në bazë të kategorive. Rezultatet mesatare janë 100.
| Niveli i IQ-së | Klasifikimi | Përqindja e njerëzve |
| mbi 140 | gjeni | 1.33% |
| mbi 130 | inteligjent | 3.10% |
| 120-129 | nivel i lartë | 8.20% |
| 110-119 | mbi mesatar | 41.60% |
| 90-109 | mesatar | 23.00% |
| 85-89 | poshtë mesatares | 14.50% |
| 70-79 | niveli minimal | 5.60% |
| 69 e poshtë | nivel shumë i ulët | 2.63% |