NJERËZ DHE FATE

Njerëz dhe fate

Viti:
2001

Zhanri:
Aksion, Krim, Detektiv, Dramë, Familjar, Romancë, Thriler, TV

Shteti:

Prodhuesi i filmit – Studio:
TVSH VEDIS+

Data e Publikimit:

Regjia:
Ylli Pepo

Producent:
Arben Vehbiu

Skenari:
Ruzhdi Pulaha

Muzika:

Aktorë:
● Robert Ndrenika
● Guljelm Radoja
● Pavlina Mani
● Valbona Imami
● Arta Muçaj
● Eni Jani
● Valentina Kita
● Arben Derhemi
● Gëzim Rudi
● Mehdi Malkaj
● Natasha Sela
● Dritan Boriçi
● Alfred Trebicka
● Fatos Sela
● Marjeta Ljarja
● Rozana Radi
● Sulejman Dibra
● Lulzim Zeqja
● Eftiola Laçka
● Artion Vreto
● Gentian Zenelaj
● Pirro Malaveci
● Marko Bitraku
● Ahmet Pasha
● Rudi Koçibelli
● Vasjan Lami
● Neritan Liçaj

Subjekti:
“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik. “Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotogafie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi”,- thotë Pepo. Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje. Krahas aktorëve të vjetër si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja etj u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtëquajturin brez i dytë aktorësh. Arben Derhemi, Valbona Imami, Eni Jani tashmë kanë krijuar një imazh të tyrin, një emër dhe një besim të ri për regjisorët. Por ashtu siç pranon edhe vetë regjisori Ylli Pepo në lojë janë futur edhe emra të rinj aktorësh, që ende vazhdojnë studimet në Akademinë e Arteve si Lulëzim Zeqja etj. “Kontributi që kanë dhënë aktorët në këtë film më ka lënë të mrekulluar, tregon Pepo. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer dhe kanë sjellë një lojë vërtet të mirë.” Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve dhe 20 seri të tjera të saj po presin në drejtorinë projekteve të RTSH për t’u miratuar. Skenaristi Ruxhdi Pulaha i ka përgatitur ato dhe eshte gati për të rifilluar prapë. Kuptohet që ndërprerja e saj ka të bëjë me mungesën e fondeve.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë

[cite]