NOKA Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Skuraj të Laçit. Më 31 janar 1950, me vendim nr. 56, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me të arratisurit», dhe e dënoi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86, fl. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]