NOSI Stiliano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Elbasan. Me vendim nr. 384, 21 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «strehues dhe ndërlidhës të armikut të popullit» dhe si «sabotator të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 3 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale, civile e politike baraz me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, f. 9-10; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 363-364.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]