(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Bolenë të Vlorës, në vitin 1890. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vërtetoi faktin e vrasjes së tij për motive politike, më 1dhjetor të vitit 1943. U vra së bashku me katër fëmijë, tre djem e një vajzë: Numanin [shih], Islamin [shih], Binon [shih] dhe Dyzenen [shih]. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 221-222; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 199; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit