(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vlorë, në vitin 1936. Me vendim nr. 3, datë 27 janar 1958, Gjykata Ushtarke e Tiranës e deklaroi fajtor për «vepra përgatitore për arratisje jashtë shtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 16 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 746-747.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]