(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1914, në Berat. Me vendim nr. 454, datë 21 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor se «ka qenë organizatori i një grupi terroristash, duke kryer faje kundra popullit dhe shtetit, me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 424-425; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]