(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Durrës. Me vendim nr. 631, 23 nëntor 1946, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit popullor», që ka «tentuar të arratiset jashtë shtetit», dhe e dënoi me 6 muaj burg, 1 vit punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 59-60.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]