NUSHI Sokrat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Mavropllo. U arrestua më 7 prill 1951. Me vendim nr. 76, datë 10 shtator 1951, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor se, «duke qenë bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit, ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor, ka pasur tendencë të arratisej dhe ka tentuar të arratiset së bashku me djalin e tij», dhe e dënoi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 42-43.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]