ODOBASHI Dalip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Spathar të Beratit, në vitin 1910. U arrestua më 18 gusht 1947, dhe me vendim nr. 1, datë 10 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë tradhëtare dhe intelektuale» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile për dy vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. U lirua më 28 prill 1949. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100/1. f. 2; F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 49-50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]