OHRI Sedat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ohër, më 10 janar 1924. Ka qenë i dëbuar për «çështje politike». Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në qytetin Kavajë të Durrësit prej vitit 1947 deri në vitin 1950. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]