(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Durrës. Me vendim nr. 19, datë 11 shtator 1957, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e deklaroi fajtor për «përhapje të sekretit» dhe «shpërdorim të pozitës zyrtare», dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë dhe heqjen e gradës e dekoratave. U lirua me kusht me vendim nr. 16, datë 8 shkurt 1961, të Gjykatës Ushtarake të Tiranës. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 67-68.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]