ORIZAJ Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Berat. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 358, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor se «duke qenë nëpunës teknik i Reformës Agrare, ka abuzuar me detyrën, sepse ka bashkëpunuar me Komitetin fshatar dhe ka përkrahur teknikat latifondiste», dhe e dënoi me 1 vit burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më 10 janar 1948, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit, [që] ka marrë pjesë në organizata tradhtare, ka dhënë informata spiunazhit të huajve dhe sabotim në ndërmarrje», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më vonë, me dekret, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 80.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]