OROGOLLAJ Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Jurist, politikan. Deputet, ministër i Drejtësisë. Lindi më 1888, në Korçë. Studioi për drejtësi në Athinë dhe Paris. Punoi avokat në Korçë dhe mbështeti përpjekjet për pavarësi, kur Korça kontrollohej nga francezët. Më 1931 ishte kryetar i komisionit për hartimin e Kodit Civil. Më 1932, u zgjodh deputet. Ministër i Drejtësisë në qeverinë e dytë të Kostaq Kotës. Gjatë pushtimit fashist u bashkua me Ballin Kombëtar, përfaqësues i tij në Mbledhjen e Mukjes (1943). Më 1944, ministër Drejtësie, për herë të dytë. U pushkatua nga regjimi komunist më shtator 1947. F. 1, Viti 2017, D. 95, F. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]