OSENSKA Sulo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në Kolonjë. Më 23 prill 1948, me vendim nr. 31, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «është rekrutuar anëtar i organizatës së deputetëve, ka organizuar grupe kundërshtare në Berat me elementë armiq të pushtetit dhe ka patur lidhje me Sheh Karbunarën», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, f. 83-84.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]