OSHAFI Rahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Bllacë të Pogradecit. Me vednim nr. 17, datë 3 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Pogradecit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie si dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 43, datë 20 shtator 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe përfundimisht e dënoi me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 88, f. 39-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]