OSHAFI Vjosa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 dhjetor 1937, në Bllacë të Pogradecit. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 10, datë 30 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pogradecit në rrethin e Tiranës, prej vitit 1949 deri në vitin 1952. F. 1, Viti 2017, D. 88, f. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]