OSJA Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1897. Me vendim nr. 25, datë 8 shkurt 1945, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «sabotim të luftës dhe të pushtetit» dhe e dënoi me 1 vit privim lirie, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Amnistuar sipas urdhëresës së Kryeministrisë datë 13 dhjetor 1945. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 66-67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]