OSMANAJ Xhaferr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kolonjë, në vitin 1922. U arrestua më 19 shkurt 1945, dhe me vendim nr. 8, datë 13 tetor 1945, u shpall fajtor për «krime gjatë luftës» dhe u dënua me 101 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Dënimi më vonë iu kthye në 10 vjet privim lirie. Me Dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal pjesa e mbetur e dënimit dhe u lirua. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100/1. f. 7-8; F. 1, Viti 2017, D. 80, F. 15-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]