OSMANI Sanije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Gjoricë e Poshtme të Dibrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, më 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Dibra (Gjoricë) në Tepelenë, prej 30 tetorit 1949 deri më 1 dhjetor 1953. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, fl. 89-90.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]