OSMANI Shehat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Peshkopi. U arrestua më 19 nëntor 1944. Me vendim nr. 42, datë 28 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka qenë oficer në formacionet e xhandarmërisë dhe ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit. Më 1949 iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76, fl. 97-98; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]