OSMANI Taf Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Vëllai i Zyber Osmanit [shih]. Lindi në fshatin Rragam të Shkodrës. U arrestua më 16 shtator 1946, me akuzën se kishte marrë pjesë në një mbledhje në Rragam, bashkë me të vëllanë, Zyberin, për organizimin e kryengritjes në Gurin e Zi dhe në përpjekjen me armë të 9 shtatorit. Në gjyqin ushtarak që u zhvillua më 8 janar 1947, u dënua me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, kurse familja e tij u internua. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 260-261; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit