Ozon
(Term – Mjedisor)
Ozon
(anglisht: Ozon)
✦ Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese dhe përdoret për të pastruar mirë plagët ose sendet tjera. Ndotës dytësor molekula e të cilit përbëhet nga tri atome, në krahasim me dy tek oksigjeni. Në kushte të zakonshme është gaz i kaltër me erë therëse dhe i paqëndrueshëm. Ozoni formohet në atmosferë prej rrezatimit ultravjollcë të Diellit dhe gjatë shkarkimeve elektrike (rrufeve). Përqindja më e lartë e tij vërehet në lartësinë 20-25 km. Ozoni i atmosferës luan një rol të madh për sigurimin e jetës në tokë, meqenëse ndalon rrezet ultravjollcë të Diellit, që janë të dëmshme për jetën. Ai thith, nga ana tjetër, edhe rrezet infrakuqe të tokës dhe kështu pengon ftohjen e saj. Ozoni formohet gjatë proceseve kimike që shoqërohen me çlirimin e oksigjenit atomik; siç janë, p.sh., shpërbërja e peroksideve, elektroliza e tretësirave alkaline të peroklorateve etj. Përdorimi i tij bazohet në veprimin oksidues dhe dezinfektues e bakterevrasës. Në radhë të parë përdoret për pastrimin e ujit të pijshëm (ozonimi); përdoret edhe për pastrimin përfundimtar të ujërave të shkarkimeve industriale etj.