PËLLUMBI Fran Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëluftëtar i Prekë Calit [shih]. Lindi më 1889, në Nikç të Kelmendit. Me vendim nr. 42, datë 3 mars 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me Preng Calin» dhe se «ka luftuar kundër Na. Çl.», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 160; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]