PËLLUMBI Elena
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Bukuresht, më 15 qershor 1911. Me vendim nr. 16, datë 14 tetor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e spiunazhit dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe me humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 7015, datë 6 janar 1986 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal një pjesë e dënimit. U lirua më 13 janar 1986. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 296-297.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]