PËRBRUNGA Prengë Nikollë

PËRBRUNGA Prengë Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në fshatin Rraja e Zezë. Pas lufte, qëndroi për disa kohë i arratisur në mal. Më 20 korrik të vitit 1953, e kapën forcat e Sigurimit në zonën e Rubikut dhe e vranë në zonën e Lezhës, për të mos dekonspiruar veprimet e bashkëpunëtorëve që bënë të mundur kapjen e tij. Trupin e tij të pajetë e ekspozuan te mani i Ndre Bardhokut, pastaj e groposën në breg të Lumit të Zmesë në Rrëshen. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 191-192.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]