(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi në vitin 1910, në fshatin Gojan i Vogël të Mirditës. Kreu akademinë ushtarake në Itali. Gjatë kohës së Mbretërisë, shërbeu në strukturat e ushtrisë, deri si kryetar i Degës Ushtarake në Korçë. Që aty u transferua me detyra të tjera, në Dibër e Prizren. Në fillim të vitit 1945, u bashkua me çetat antikomuniste. Në qershor 1946, ishte në mesin e forcave nacionaliste që shoqërua Mark Gjomarkajn [shih] në Prosek. U arrestua në vjeshtë të vitit 1946. Vdiq më 3 maj 1950, në burgun «Armiqtë e popullit», siç quhej asokohe njëri prej burgjeve të Shkodrës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 227.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit