PËRGJINI Robert
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1962. Me vendim nr. 74, datë 23 shkurt 1980, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe «tradhëti ndaj atdheut» në formën e përgatitjes për arratisje, dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 31, datë 26 prill 1983, Gjykata e Rrethit Lezhë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 11 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 83, datë 11 dhjetor 1986, Gjykata e Rrethit Lezhë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal u dënua me 7 vjet heqje lirie duke filluar nga data 18 maj 1984. Me vendim nr. 43, datë 7 shkurt 987, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes duke e deklaruar të papërgjegjshëm para ligjit dhe dërgimin e tij për mjekim të detyrueshëm në spitalin neuropsikiatrik në Elbasan. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 273-274.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]