PËRRALLË NGA E KALUARA

Përrallë nga e kaluara

Viti:
1987

Zhanri:
Komedi, Humor

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana

Data e Publikimit:

Etiketë:
Bazuar në Novelë

Regjia:
Dhimitër Anagnosti

Producent:

Skenari:
Dhimitër Anagnosti, Andon Zako Çajupi

Muzika:
Limos Dizdari

Aktorë:
● Elvira Diamanti
● Admir Sorra
● Robert Ndrenika
● Hajrie Rondo
● Xhevdet Ferri
● Xhemil Tagani
● Zef Mosi
● Mira Minga
● Mimika Luca
● Aristotel Stefani
● Baftjar Çena
● Margo Arseni
● Birçe Hasko
● Mehdi Malkaj
● Lumturi Shtino
● I.Lloçka
● Ad.Taçi
● Al.Taçi
● S.Kutali
● E.Naçi
● E.Mane
● I.Idrizi

Subjekti:
Subjekti i Filmit: Filmi është i bazuar mbi një variacion të komedisë “14 vjeç dhëndër “ të A. Z. Çajupit. Filmi tregon historinë prekëse por edhe komike në të njëjtën kohë të Gjinos, një djalë 14 vjeçar të cilin familja e detyron të martohet me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja nga ana e saj dashuron Trimin një dashuri kjo reciproke e dy të rinjve por që duhet të bëhet fli për hir të “Zakonit”. Në film regjisor Anagnosti ka ditur të ndërthurë mirë skenat e humorit gjirokastritë të përshkruar nga vetë Çajupi, por edhe të përshkruaj me realizëm fatin e gruas shqiptare. Hakmarrja e Marigosë kundër “Zakonit dhe Botës” është çelësi i që ka gjetur autori për të mbyllur këtë histori me një “happy-end” nga më klasikët. Interpretimi i aktorëve ku veçohen Robert Ndrenika (Artist i Popullit) në rolin e Vangjelit dhe Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) në rolin e Tanës jo vetëm që i kanë rritur vlerat kësaj komedie por edhe e kanë bërë shume të dashur për publikun mbarë shqiptar si një nga komeditë më të arrira të viteve 80-të. Variacion i komedisë “14 vjeç dhëndërr “ të A. Z. Çajupit. Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Batuta të ndryshme nga filmi : “ Ky është ligji dhe ky është Maliqi. Ligji në dorën e Maliqit mund të jetë kështu…., por edhe kështu…” “U poqën fiqtë, Gjino?…Kape fikun Gjino, se po nuk e kape ta kapin të tjerët” “Paçin fatin e Marigosë” “ Të ka vënë gruaja në punë” “ Njëra thotë hip se të vrava, tjetra thotë zbrit se të vrava” “ E gjeta Vangjel, e gjeta…” “ Do pi, do dehem, do ta ha turpin me bukë…” “ Çudia më e madhe tre ditë zgjat.” “ Për inat të botës” “Ata gurë mbase godasin ndonjë dëshmitar të rremë” “Është fati im, më ra nga qielli” “ S’ke ç’i bën gomarit, i bie samarit” ——– Çmime e Tituj Çmimi “Naim Frashëri” në 1988 Çmimi “Aleksandër Moisiu” në 1988 Çmimi i II-të në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 në Tiranë. Çmimi i Parë (ex-aequo) në Festivalin Internacional të Filmit në Bondy,Francë më 1990. Nga aktorët në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 në Tiranë, do të vlerësoheshin: Admir Sorra për rolin e Gjinos me Çmimin “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”, Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) me Çmimin e II-të për rolin e Tanës dhe Elvira Diamanti me Çmimin e III-të për rolin e Marigosë. Po bota çka do te thonë ? Se shpejti do largohem , jua them kete qe te gezohen ato qe nuk me duan , dhe te hidherohen ato qe me duan. gjinoooo fikun gjino. Do te vras jo naten e pare te marteses ju ju djek te gjitheve. ske ci bene gomarit i bie samarit

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:
8.9

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]