PACI Antoneta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1931. Me vendim nr. 144, datë 24 korrik 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale Shkodër e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 7 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Për «tentativë arratisjeje» në Jugosllavi kjo gjykatë e dënoi me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 13 mars 1951 dhe u lirua më 19 tetor 1957. F. 1, Viti 2017, D. 104, F. 10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]