PAGUNA Anastasi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 korrik 1931, në Selo të Gjirokastrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Kamëz, prej 25 dhjetor 1949 deri më 25 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 102-103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]