(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 shtator 1922, në Dhivër të Sarandës. U arrestua më 21 prill 1962. Me vendim nr. 60, datë 27 dhjetor 1962, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, duke bërë përgatitje për t’u arratisur në Greqinë monarko-fashiste», me 14 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 23 nëntor 1962 iu zbrit 1/6 e dënimit. U lirua më 18 gusht 1972. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 94-95.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]