PAJO Teme
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1899, në fshatin Zhapokikë të Tepelenës. U arrestua më 5 tetor 1948, si pjesmarrës të Lëvizjes së Zhapokikës (shtator-tetor 1948). Më 4 qershor të vitit 1949, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Gjirokastrës e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar, sekuestrimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 308, 310-311.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]