PAJO Xhevat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, më 13 janar 1935. Me vendim nr. 48, datë 25 maj 1960, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. U arrestua më 24 shkurt 1960. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 70-71.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]