PAJUNI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1886, në Elbasan. Me vendim nr. 164, datë 18 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare e politike të përhershme, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe 1000 franga. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 80-81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]