PALI (thani) Marie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Motra e vëllezërve Thani, e ëma e Liza, Terezina e Tonin Palit [shih]. U arrestua në fillim të vitit 1945, dhe u dënua me 2 vjet heqje lirie, që më vonë iu kthye në liri me kusht, sepse kishte ruajtur uniformën e të vëllait të pushkatuar, Mark Thanit [shih], dhe sepse komunistët mendonin se dinte vendstrehimin e vëllait tjetër, Pal Thanit [shih], që ishte me rezistencën antikomuniste. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 200- 201.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]