PALI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 shkurt 1922, në Skore të Gjirokastrës. Me vendim nr. 52, datë 17 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «strehim të arratisurish» dhe «kalim kufiri», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 1948 iu fal pjesa e mbetur e dënimit, por më 1957 u arrestuar përsëri. Me vendim nr. 14, datë 8 prill 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e paropagandë», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99, fl. 72-73; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]