PALI (zorba) Terezina

PALI (zorba) Terezina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Zef Zorbës [shih]. Lindi në Shkodër, më 1927. U përjashtua nga shkolla, sepse mori pjesë në funeralin e Imzot Gaspër Thaçit. Gjimnazin e vazhdoi në Tiranë, ku u arrestua në tetor të vitit 1946, me akuzën se kishte dijeni për Lëvizjen e Postribës. Pas shtatëmbëdhjetë muajsh hetuesie, në janar 1948 u dënua me 5 vjet burg për «agjitacion e propagandë». Dënimin e vuajti në Burgun e Madh apo në Burgun e Kishës së Fretënve në Shkodër. Vdiq në vitin 2004. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 201- 204.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]