PALLAVESHI Hava
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Peqin, në vitin 1900. Me vendim nr. 282, datë 30 shkurt 1949, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe me humbjen e të drejtave elektorale. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 263-264.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]