PALLUQI Shaban Avdul
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Peshkopi. Me vendim nr.268, 5 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një grup kundër pushtetit», «ka sabotuar» dhe «ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 15 vjet burg. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D.76/1, fl. 32-33; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]