PALMA Liljana Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e Pal [shih] e Zade Palmës [shih]. Lindi në Shkodër, në vitin 1980. U vra më 20 dhjetor të vitit 1990 nga forcat e repartit 299 të Postës Kufitare të Rrushkullit (Shkodër), tek po përpiqej të kalonte kufirin bashkë me prindërit e saj dhe Ernest Filip Darragjatin [shih]. Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990, ISKK, Tiranë 2015, f. 136, 139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]