PALMA Zade Luc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Pal Kokërr Palmës [shih]. U vra më 20 dhjetor të vitit 1990 nga forcat e repartit 299 të Postës Kufitare të Rrushkullit (Shkodër), tek po përpiqej të kalonte kufirin bashkë me të shoqin, Palin, të bijën 9 vjeçare, Liljanën [shih], dhe Ernest Filip Darragjatin [shih]. Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990, ISKK, Tiranë 2015, f. 136, 139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]