(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i Gjin Palokës [shih]. Lindi në vitin 1947, në fshatin Kaçinar të Mirditës. I ati u vra nga forcat e ndjekjes në vitin 1947, në Bjeshkët e Kaçinarit. Ndaj familjen e tij e internuan, fillimisht në Lezhë, pastaj në Berat e Tepelenë. Këtu, në verën e vitit 1950, vdiq dhe Pali 4 vjeç. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 312.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]