PALUSHI Bib Loro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Hajmel të Shkodrës, më 20 shkurt 1923. Me vendim nr. 203, datë 6 maj 1950, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «lidhje me kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me 4 vjet burgim (punë të detyruar). Për «agjitacion e propagandë» e dënoi me 3 vjet burgim (punë të detyruar). Përfundimisht u dënua me 6 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. U arrestua më 15 gusht 1949 dhe u lirua nga burgu më 7 mars 1953. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]